Nesër fillojnë punimet për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj

Ferizaj

Nesër fillojnë punimet për ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 15:10
Projekti për Spitalin Rajonal në Ferizaj

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu ka njoftuar se nesër do të fillojnë punimet për ndërtimin e Spitalit Rajonal në këtë komunë.

Postimi i Aliut në Facebook:

Të dashur bashkëqytetarë! Odisejada me ndërtimin e Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj po merr fund. Siç jam zotuar, edhe ky projekt po merr rrugën e duhur, projekt ky që e kam nisur nga viti 2013. Arritëm të tejkalojmë një betejë të gjatë ligjore e politike. Arritëm të bëjmë zgjidhjen përfundimtare që qytetarët të kenë Spitalin e ri Rajonal. Fillimi i ndërtimit të Spitalit të ri Rajonal në Ferizaj është çështje orësh. Sot është lëshuar edhe leja ndërtimore për këtë vepër të rëndësishme publike. Nesër do të vendosim gurthemelin e këtij investimi. Falënderoj të gjithë akterët e nivelit lokal dhe qendror që me durim të pakursyer, angazhim e besim në këtë projekt arritëm t’ia dalim. Urime gjithë qytetarëve të Ferizajt!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat