Agim Aliu ngushëlloi familjen Demaçi - Bota Sot
Agim Aliu ngushëlloi familjen Demaçi

Ferizaj

E martë, 16 tetor 2018

Agim Aliu ngushëlloi familjen Demaçi

Më: 26 korrik 2018 Në ora: 23:07
Adem Demaçi dhe Agim Aliu

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëlloi familjen Demaçi për vdekjen e Heroit të Kosovës, Adem Demaçi.

“Lajmi për vdekjen e Heroit të Kosovës, simbolit të rezistencës kombëtare shqiptare, Mandelës së Ballkanit, veprimtarit të shquar të çështjes kombëtare, laureatit të Çmimit “Saharov”, personalitetit që dha 28 vite të jetës së tij në burgjet serbe për çështjen kombëtare, Adem Demaçi na pikëlloi të gjithëve.

Gjeneratat e tanishme dhe ato që do të vijnë pas nesh kanë barrën e realizimit të amanetit të atdhetarit, burrit të shquar të kombit shqiptar, Adem Demaçi. Ngushëllime familjes Demaçi dhe të gjithë të njohurve, bashkëveprimtarëve dhe bashkëvuajtësve të tij në orët më të liga ku varej ekzistenca e kombit shqiptar. Kosova humbi zërin e ashpër të mbrojtjes së atdhetarizmës dhe simbolin e sakrificës individuale për lirinë kolektive.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!” thuhet në telegramin ngushëllues.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test