Ferizaj inspektoi procesin e vaksinimit të qenve me pronarë

Ferizaj

Ferizaj inspektoi procesin e vaksinimit të qenve me pronarë

Më: 28 korrik 2018 Në ora: 13:40
Vaksinimi ne Ferizaj

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në komunën e Ferizajt, Burim Bajrami ka inspektuar procesin e vaksinimit të qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit.

Ky proces që ka nisur ditë më parë, është i programuar që të përfshijë të gjithë territorin e Ferizajt, fshatrat dhe qytetin, vaksinim që kryhet në terminë të përcaktuara në afërsi të shkollave të lokaliteteve përkatëse.

Drejtori Bajrami konstatoi se ky proces po kryhet sipas standardeve më të larta në realizimin e qëllimit kundër sëmundjes së tërbimit dhe se do të vazhdohet edhe në fshatrat tjera dhe qytet, zbatimi i këtij projekti. Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë bën thirrje publike tek qytetarët që sipad kohës dhe vendit të paraparë të sjellin kafshët e tyre për vaksinim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat