Paraburgim dhe arrest për 17 persona për kontrabandë me cigare - Bota Sot
Paraburgim dhe arrest për 17 persona për kontrabandë me cigare

Ferizaj

E premte, 19 tetor 2018

Paraburgim dhe arrest për 17 persona për kontrabandë me cigare

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 18:48
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se ka aprovuar sot kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës, për të paraburgosur për një muaj dhe vënë në arrest shtëpiak gjithsejtë 17 persona.

Ata dyshohet se kontrabanduan cigare dhe dëmtuan buxhetin e shtetit në vlerë prej 350 mijë eurosh duke shmang tatimet dhe doganën.

“Për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: F.I; Xh.I; N.S; M.B; Z.M; U.J; K.Rr; J.J, ndërsa ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit A.B; I.J; D.B; H.A; G.Z; R.B; A.A; A.D; J.M dhe të njëjtëve u ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën  penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal nga neni 283 të KPRK-së që ndërlidhet me veprat penale kontrabandë e mallrave nga neni 317 të KPRK-së; shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore nga neni 318 të KPRK-së; shmangia nga tatimi nga neni 313 të KPRK-së; tregti e ndaluar nga neni 305 të KPRK-së dhe veprat penale në lidhje me produktet me akcizë, sanksionuar me nenin 300 të KDAK-së.

\“Të pandehurit dyshohet se gjatë periudhës prej muajit korrik 2017 deri më 8 gusht 2018, me dashje, dijeni dhe qëllim kanë kryer veprat penale si më lartë, si grup i organizuar dhe strukturuar, duke marrë pjesë në veprimtari kriminale. Krerët e këtij grupi të organizuar me anëtërët e tjerë të grupit kanë arritur që të organizojnë veprimtari kriminale në bëzë të të clave kanë realizuar të ardhura të konsiderueshme në mënyrë të kundërligjshe në vazhdimësi përmes veprimeve të kundërligjshme duke i shkaktuar dëmë Buxhetit të Republikës së Kosovës, duke përfituar kundërligsjsëm shumën rreth 350.000.00 euro, nga kontrabandimi i mallrave të ndryshme përfshirë cigare pa banderola dhe banderola të Maqedonisë, duhan të pa përpunuar, tekstil, vajra motorike dhe bagëti të cilat mallra të ndihmuar edhe nga persona të dyshuar të tjerë nga Kosova dhe Maqedonia, i kanë futur në Kosovë përmes rrugëve malore, duke kaluar vijën kufitare e traktorë, kamionë të cilat rrugë i kanë përshtatur për nevoja të veta”, thuhet në njoftimin për media të Gjykatës Themelore në Ferizaj.

Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë të dyshuarve, ndërsa për nëntë të pandehurit e dyshuar ka caktuar masë e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test