Ferizaj vazhdon protestën kundër dhunës ndaj grave

Ferizaj

Ferizaj vazhdon protestën kundër dhunës ndaj grave

Më: 15 gusht 2018 Në ora: 22:44
Thirrja e protestës

Ferizaj është qyteti i radhës ku do të protestohet kundër dhunës ndaj vajzave dhe grave në Kosovë.

Të premten aktivistët dhe organizatat joqeveritare në këtë qytet do të protestojnë në shenjë revolte ndaj vrasjes së grave dhe vajzave.

Kujtojmë se protesta të tilla deri në tani u mbajtën në Gjakovë dhe Prishtinë.

Më poshtë gjeni thirrjen e plotë për protestë:

Kolektivi i aktivistëve dhe organizatave joqeveritare në Ferizaj, për të shprehur revoltën ndaj vrasjes së vajzave dhe grave, dhe dhunës në përgjithësi, organizojnë një protestë, më datën 17 Gusht, ditë e premte, në qytetin e Ferizajt.

Kjo protestë mbahet si vazhdim i organizimit të protestës në Gjakovë, dhe në Prishtinë! Neglizhenca dhe mosllogaridhenia e institucioneve tona duhet të ndëshkohet! Jeta e vajzave dhe grave vlen njëlloj si e burrave, dhe askush nuk ka të drejtë të ta cënojë atë.    

Ne kërkojmë përgjegjësi dhe seriozitet kur bëhet fjalë për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku me këtë rast ftojmë vajzat dhe djemtë, burrat dhe gratë të na bashkohen sepse bashkërisht zëri ynë është më I fuqishëm dhe këmbon më fort për institucionet; për ato/ata që nuk kujtohen se fëmijët dhe gratë janë njerëz.

Dil, e trego se ti nuk pajtohesh me vrasjen e fëmijëve dhe grave. NE NUK PAJTOHEMI, Ne kundërshtojmë dhe e dëonojmë një gjë të tillë. Takohemi para Kuvendit Komunal, vazhdojme deri tek policia dhe gjyqesia, dhe kthehemi prape tek Kuvendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat