Ferizaj përkujton dëshmorin Ramiz Ukësmajli - Bota Sot
Ferizaj përkujton dëshmorin Ramiz Ukësmajli

Ferizaj

E premte, 16 nëntor 2018

Ferizaj përkujton dëshmorin Ramiz Ukësmajli

Më: 25 gusht 2018 Në ora: 11:36
Ferizaj përkujton dëshmorin Ramiz Ukësmajli

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, bashkë me drejtorë të drejtorive komunale, kryesuesen e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi - Bytyçi si dhe përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, bashkëluftëtar si dhe dhjetëra qytetarë bën homazhe sot në përkujtim të dëshmorit të kombit, Ramiz Ukësmajli, në ditën e rënies së tij heroike.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast tha se bijtë e bijat që flijuan jetën skalitën lirinë në themelet e shtetësisë sonë.

Edhe kryetari i shoqatës së familjeve të dëshmorëve, Gafurr Bytyçi vlerësoi lartë jetën dhe veprën e Dëshmorit të Kombit, Ramiz Ukësmajli.

“Siç kanë rënë të gjithë Dëshmorët e Kombit në mënyrë të mrekullueshme për atdheun, është edhe Ramiz Ukësmajli, i cili bie në altarin e lirisë për komb e atdhe. Po ashtu familja Ukësmajli është familje e cila gjatë luftës ishte e tërë në funksion të luftës së UÇK-së, me qindra ushtarë të UÇK-së në këtë familje kanë gjetur strehim, prandaj populli ka obligim të veçantë ndaj kësaj familje”, tha Gafurr Bytyçi.

 “Kam edhe pikëllim por edhe krenari të madhe, vëllai im për çka është rënë dëshmorë ai vet ka treguar shumë herë, ai ka qenë i vendosur për me u inkuadru në UÇK, dhe me 25 gusht 98 në Kalanë e Jezercit dha jetë, falënderoj qytetarët, shokët që kanë ardhur me na nderu, ndërsa sa është dashur me u punu nuk është bërë, por presim që do të bëhet më mirë”, tha Xhevat Ukësmajli, vëllai i dëshmorit, Ramiz Ukësmajli, njofton zyra për media e komunës së Ferizajt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test