Largohen afro 160 tonelata mbeturina në Nerodime dhe zona tjera të Ferizajt - Bota Sot
Largohen afro 160 tonelata mbeturina në Nerodime dhe zona tjera të Ferizajt

Ferizaj

E enjte, 15 nëntor 2018

Largohen afro 160 tonelata mbeturina në Nerodime dhe zona tjera të Ferizajt

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 15:49
Ferizaj

Ditët e fundit, një aksion i gjerë pastrimi është zhvilluar përgjatë gjithë zonës së quajtur “Bashkimi i dy lumenjve” në Nerodime, tek Parku i Lirisë, tek varrezat ortodokse në Ferizaj, tek ujësjellësi në fshatin Pleshinë, tek kompleksi banesor prapa Stacionit të Policisë së Kosovës, si dhe në rrugën “Norë Kelmendi” në qytet.

Ekipet e Kompanisë rajonale “Pastërtia” kanë arritur që të largojnë afro 160 tonelata mbeturina, të shndërruara në deponi ilegale përgjatë këtyre zonave.

Kështu ka njoftuar zyra për media e komunës së Ferizajt. 

“Shumë nga këto deponi ilegale të eliminuara nga KRM “Pastërtia” kanë qenë të raportuara nga banorët e zonës përmes platformës ndreqe.com e të cilat menjëherë janë marr parasysh nga autoritetet kompetente. Komuna e Ferizajt bën apel tek të gjithë qytetarët që të mbrojnë mjedisin si dhe të denoncojnë rastet kur hasin në ndotës të mjedisit”, thuhet në njoftimin për media.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test