Edhe Prokuroria e Ferizajt heton veteranët mashtrues - Bota Sot
Edhe Prokuroria e Ferizajt heton veteranët mashtrues

Ferizaj

Edhe Prokuroria e Ferizajt heton veteranët mashtrues

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:00
Ilustrim

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, ka mbajtur takim me prokurorët dhe hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve në Ferizaj, ku ka caktuar tre prokurorë të cilët do të merren me trajtimin e listave të veteranëve të luftës, për të cilat po dyshohet për manipulime.

Kryeprokurori Jashari, ka kërkuar nga prokurorët dhe hetuesit  që të intensifikohen veprimet hetimore sa i përket kësaj çështje, me qëllim të verifikimit të 800  aplikacioneve  të dyshuara për vepra penale “falsifikim i dokumentit” dhe “legalizim i përmbajtjes së pavërtetë”.

Vlen të theksohet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e përkushtuar që të trajtoj çdo rast me seriozitetin më të lartë moral dhe  profesional.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...