Maturantët në Ferizaj ndeshen me policinë - Bota Sot
Maturantët në Ferizaj ndeshen me policinë

Ferizaj

E shtunë, 17 nëntor 2018

Maturantët në Ferizaj ndeshen me policinë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 21:05
Maturantët në Ferizaj ndeshen me policinë

Shtyrja e ekskursionit në Shqipëri bëri që maturantët e shkollave të Ferizajt të mblidhen para komunës dhe të protestojnë.

Ata po kërkojnë që kjo vizitë të bëhet këtë muaj.

 “Po dojnë me na e ndalu ekskursionin. Po duan me e lënë në fund të vitit. Në fund të vitit është edhe mbrëmja e maturës edhe ekskursioni dhe shumica nuk i kanë mundësitë për të dyjat’, tha një nxënës.

E gjithë kjo situatë e kritjuar para komunës u përcollën nga policia.

Bile këta të fundit u goditën me vezë nga nxënësit çka solli edhe shoqërimin e disa prej tyre në objektin e Komunës ku edhe kontrolloheshin nga forcat e rendit.

Gjatë kontrollit të tyre, forcat e rendit gjetën edhe armë të ftohta.

Derisa ata që nuk u doli punë me policinë vazhduan ta akuzojnë Drejtorinë e Arsimit për mashtrim.

Protestuesit kërkuan një përgjigje nga drejtori i DKA’së në Ferizaj për ndërrimin e datave të ekskursionit, por nuk e morën një të tillë.

Ndërkohë Afrim Llabjani theksoi si arsye shqetësimin e prindërve sipas të cilëve ekskursionet nuk e kanë më atë karakterin që duhet ta kenë sipas udhëzimeve administrative.

Pas protestës maturantët u shpërndanë në qetësi por thanë se do të vazhdojnë bojkotimin e mësimit nëse shkuarja në Shqipëri nuk ndodh këtë muaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test