Të mërkurën në Ferizaj nisin punimet në projektin Bashkimi i Qytetit - Bota Sot
Të mërkurën në Ferizaj nisin punimet në projektin Bashkimi i Qytetit

Ferizaj

E diel, 18 nëntor 2018

Të mërkurën në Ferizaj nisin punimet në projektin Bashkimi i Qytetit

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 21:02
Agim Aliu, ka bërë të ditur sot se të mërkurën e ardhshme do të nisin punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur sot se të mërkurën e ardhshme do të nisin punimet në projektin “Bashkimi i Qytetit”.

“Këtë të mërkurë, qytetarët ferizajas do të zgjohen në ditën e parë të përpjekjes sonë të drejtpërdrejt për ta zgjidhur kaosin urban dhe për t’i dhënë frymë zonës qendër. Qytetarët i lus për durim gjatë kohës së punimeve, ndërsa ne jemi të palëkundur në dinamikën dhe cilësinë e punimeve që do të kryhen”, ka thënë ai.

Ky projekt është i një rëndësie tepër të veçantë pasi që do të bëjë transformimin urban të qytetit të Ferizajt, do të mundësojë lëvizjen e lirë dhe më të shpejtë të veturave në qytetin e Ferizajt dhe do të ngrit sigurinë e lëvizjes së këmbësorëve.

Ndryshe, projekti ka një kosto prej 6 milionë euro dhe pritet të zgjasë dy vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test