Nis realizimi i projektit në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit” - Bota Sot
Nis realizimi i projektit në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”

Ferizaj

E mërkurë, 17 tetor 2018

Nis realizimi i projektit në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”

Më: 19 shtator 2018 Në ora: 14:27
Ferizaj

Kanë nisur punimet në nënkalimin kryesor për realizimin e projektit në Ferizaj “Bashkimi i Qytetit”, kostoja e të cilit është 14 milionë euro.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se ky projekt përmirëson jetën e qytetarëve. Ai u premtoi ferizajasve se në plan të afërt kanë edhe projekti për ujëmbledhësin e Lepencit.     

“Ka qenë vendosja e një drejtësia që ka qenë nisja e një spitali regjional dje jam i gëzuar që ai projekt është në dinamiken e vet. Jam i gëzuar që edhe ky projekt po fillon. Ferizaj është një qytet i zhvilluar. Ky projekt që bashkon qytetit është një e drejtë që po vendoset. Ne do të punojmë kështu të jemi anëtarë të BE dhe NATO-s me ushtrinë tonë modeste. Ujëmbledhësi i Lepencit ka mbetur në pritje, por do ta mbërrijmë edhe atë”, tha ai.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj tha se qeveria është e përkushtuar që të rrisë sigurinë në vend.

“Ky projekt dëshmon se qeveria jonë është e interesuar për Kosovë të mirë. Ky projekt është për sigurinë e vendit. Jam i lumtur që sot po e nisim këtë investim 14 milionë euro. Synimi është që të bëjmë Ferizajn që e dëshironi ju. Në përmbushje të këtij synimi Ministria e Infrastrukturës është në fazën e realizimit të infrastrukturës moderne”, u shpreh Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test