Agim Aliu: Jezerci shtroi rrugën e pakthyeshme të lirisë - Bota Sot
Agim Aliu: Jezerci shtroi rrugën e pakthyeshme të lirisë

Ferizaj

E hënë, 22 tetor 2018

Agim Aliu: Jezerci shtroi rrugën e pakthyeshme të lirisë

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 18:56
Agim Aliu

Nën patronatin e kryetari të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, sot është mbajtur sot në fshatin Jezerc manifestimi “Epopeja e Jezercit”.

Aliu foli fjalë të mëdha për 9 dëshmorët e kësaj treve, për të cilët tha se bënë një vepër heroike, për cilën dëshmitarë janë edhe gurët e Jezercit.

 Aliu: Një popull i emancipuar nuk duron robërinë

“Krahas përpjekjeve për një mbijetesë fizike të popullit tonë, ishte edhe një shpërfaqje e dinjitetshme e shkallës së lartë të emancipimit të tij. Një popull i emancipuar nuk mbahet kurrsesi brenda gëzhojave ngulfatëse të robërisë. Një sakrificë e tillë e heronjve tanë dhe e bashkëluftëtarëve të tyre të gjallë, shumë prej tyre me plagë lufte, është frymëzimi më meritor që na mbledh sot këtu”, është shprehur Aliu.

Ish-gjenerali i UÇK-së, Imri Ilazi është ndalur më tepër te rëndësia strategjike që kishte Jezerci në luftën çlirimtare të Kosovës.

Për të nderuar këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, i cili tha se lufta e UÇK-së është shembull heroizmi dhe burim frymëzimi.

Reçica: Lufta e UÇK-së ka vulën e atdhedashurisë

"Lufta çlirimtare e UÇK-së ka vulën e përjetshme të atdhedashurisë, heroizmit sakrificës, flijimit të heronjve tanë. Të besoj në ëndrrën, është kauza për ndryshim dhe ne po e ushqejmë atë. Dekada e dytë e lirisë dhe dekada e parë e pavarësisë, ne mësojmë se ne duhet të bëjmë gjithnjë e më shumë për vendin tonë, t'i shpiejmë përpara idealet e brezave në rrugën e bërjes realitet të amanetit të të rënëve për liri", ka shtuar Reçica.

Ndërkohë jashtë protokollit ka mbajtur fjalim ish komandanti i Zonës së Nerodimës, Shukri Buja, i cili nuk e ka fshehur irritimin e tij që nuk ishte ftuar në këtë ceremoni. Ish-komandanti i UÇK-së tha se duhet respektuar hierarkia, sepse UÇK funksiononte në bazë të një hierarkie dhe duke i injoruar ata që kishin pozita komanduese, nuk nderohen dëshmorët.

"Për t'i respektuar dëshmorët, duhet ta kuptoni se ata nuk do të ishin dëshmorë të UÇK-së, po të mos ishin ushtarët dhe ushtarët nuk do të ishin po të mos ishin pjesë e ushtrisë, e ushtri nuk do të kishte po të mos kishte struktura, e strukturat nuk do të funksionin po të mos kishte hierarki, po të mos kishte udhëheqje. Prandaj për të respektuar dëshmorët, respektoni strukturat" , ka thënë buja.

Më tej, Buja ka folur edhe për kauzën e UÇK-së, për të cilën ka thënë se disa institucione po mundohen ta shtrembërojnë.

“Shteti i Kosovës nuk ka qenë qëllimi i luftës së UÇK-së, ai është një kompromis. UÇK ka luftuar për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare, siç thotë edhe betimi që kanë bërë”, ka vënë në dukje Buja.

Ceremonia e 20 vjetorit të Betejes së Jezecit ka vazhduar me pjesën artistike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test