Ferizaj: Mbi 80% e fëmijëve të moshës 8-11 vjeçare kanë çrregullim të kafshimit të dhëmbëve - Bota Sot
Ferizaj: Mbi 80% e fëmijëve të moshës 8-11 vjeçare kanë çrregullim të kafshimit të dhëmbëve

Ferizaj

E diel, 21 tetor 2018

Ferizaj: Mbi 80% e fëmijëve të moshës 8-11 vjeçare kanë çrregullim të kafshimit të dhëmbëve

Më: 3 tetor 2018 Në ora: 09:03
Ferizaj

Sot, me datë 2 tetor 2018 në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët (SHFMU) “Jeronim De Rada” në Ferizaj u bë një hulumtim lidhur me çrregullimet e dhëmbëve në kafshim tek mosha 8-11 vjeçare. 

Në këtë hulumtim u përfshinë 77 nxënës nga klasat e 3-ta dhe të 4-ta.

Nga 77 nxënës të kësaj moshe, 41 (53.24%) ishin meshkuj dhe 36 (46.75%)femra.

Nga ekzaminim erdhëm në përfundim se vetëm 18.18% e nxënësve kanë kafshim të rregullt, pra nuk kanë asnjë anomali (çrregullim) në kafshim, ndërsa 81.82% e nxënësve kanë të paktën njërën nga format e çrregullimeve të kafshimit.

Përveç çrregullimeve në kafshim si dukuri mjaftë shqetësueses tek këta fëmijë ishte edhe kariesi ose siç njihet në popull edhe si prishja e dhëmbëve.

Përmes këtyre ekzaminimeve  këta nxënës përfituan edhe një kontrollë, me ç’rast u informuan për gjendjen e tyre orale, dmth prishjet apo çrregullimet e dhëmbëve.

Në fund u demonstrua pastrimi dhe mënyrat e mbajtjes së higjienës orale. 

Nxënësit patëm mundësi të bëjnë pyetje dhe të informohen më detajisht për çështjet që ju interesonin për shëndetin oral në përgjithësi.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test