Drejtpërdrejt nga vizita e Ministrit Bytyqi në Ferizaj - Bota Sot
Drejtpërdrejt nga vizita e Ministrit Bytyqi në Ferizaj

Ferizaj

E hënë, 22 tetor 2018

Drejtpërdrejt nga vizita e Ministrit Bytyqi në Ferizaj

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 10:52
Shyqyri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka vendosur sot gurthemelin e shkollës profesionale në Ferizaj, për ndërtimin e së cilës MASHT ka ndarë rreth 2 milionë euro.

Ai me këtë rast porositi se orientimi më i mirë për edukimin e të rinjve janë shkollat profesionale, për të cilat tha se tashmë janë prioritet i Ministrisë së Arsimit.

"Konsideroj që orientim më i mirë se sa shkollat profesionale nuk do të ketë. Kjo është edhe arsyeja që pse ne e kemi vendosë në qeverisjen në MASHT prioritet shkollat profesionale. Pra, me zhvillimin e shkollave profesionale, në ndërtimin e shkollave profesionale pastaj edhe në bashkëpunimin e ngushtë edhe me pushtetet lokale, edhe me bizneset, sepse është kjo forma e vetme që do të na mundësonte që të rinjtë tanë jo vetëm të mësojnë në shkolla formën teorike të kenë mundësi edhe t'i zbatojnë ato", ka thënë Bytyqi.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, tha se përmes shkollës profesionale po synojnë përgatitjen e kuadrove të reja për t'i plotësuar nevojat e tregu te punës.

Ai njoftoi se në kuadër të kësaj shkolle, kanë themeluar një drejtim të ri, për Konfeksion dhe Tekstil, ndërkohë që do të hapen edhe drejtime të tjera, varësisht prej interesimit të nxënësve dhe nevojave të tregut të punës.

Aliu: Profesionet e dala nga kjo shkollë do t'u përgjigjen nevojave të tregut

"Së bashku me Këshillin Profesional të arsimit, Universitetin e Shkencave të Aplikuara dhe Ministrinë e Arsimit, ne do të identifikojmë edhe profesione të tjera, në mënyrë që të jenë pjesë e angazhimit në këtë shkollë. Gjithsesi duke bashkëpunuar dhe bashkërenduar këto profesione me kërkesat që kanë bizneset e Ferizajt, sepse fundja, kjo shkollë është duke u ndërtuar që të prodhojmë kapacitete të tilla të resurseve humane që iu përgjigjen pikërisht kërkesave të tregut", ka thënë Aliu.

Për më tepër, ai ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj shkollë, do të ndërtohet edhe një pishinë gjysmë olimpike.

Ndryshe, gjatë vizitës në Ferizaj, kreu i MASHT-it ka vizituar Qendrën e Kompetencës në këtë komunë, të cilën e ka quajtur shkollë shembull. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test