Ferizaj përmbyll inspektimet në shitoret nëpër fshatra - Bota Sot
Ferizaj përmbyll inspektimet në shitoret nëpër fshatra

Ferizaj

E diel, 21 tetor 2018

Ferizaj përmbyll inspektimet në shitoret nëpër fshatra

Më: 5 tetor 2018 Në ora: 16:41
Ferizaj

Sipas komunës së Ferizajt, gjendja del të jetë përmirësuar. Sektori me efikasitetin më të lartë të punës në kuadër të administratës komunale dhe mbështetjen e pa rezervë të të parit të Ferizajt, Agim Aliu është pikërisht Inspektorati Komunal.

Inspektorati Komunal i Ferizajt gjatë gjithë këtyre muajve të qeverisjes së re lokale, ka zhvilluar aksione të ndryshme që për qëllim kanë ofrimin e sigurisë së produkteve në treg dhe kujdesin ndaj shëndetit publik.

Në këtë kuadër, për herë të parë në një shtrirje masive, ky mekanizëm i rëndësishëm i kontrollit shtetëror, ka inspektuar pothuajse të gjitha subjektet afariste në fshatrat e Ferizajt, me ç ‘rast gjendja e përgjithshme del të jetë përmirësuar si efekt i inspektimeve të vazhdueshme edhe të subjekteve afariste në qytet. Gjatë këtyre inspektimeve, përkatësisht kontrollit të mbi 60 subjekteve afariste janë gjetur edhe produkte pa afat, me çmime jo reale sipas tregut si dhe cilësi e dobët e produkteve, për të cilat janë marr masat e nevojshme sipas procedurës së paraparë me legjislacionin në fuqi që rregullon këtë fushë.

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal u shpreh i kënaqur për mbështetjen nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu në të gjitha këto aksione si dhe bashkëpunimin edhe me akterë të tjerë në nivel lokal për t’i garantuar qytetarëve produkte cilësore dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.

Ai tha se ky aksion do të vijoj edhe në javët e ardhshme, veçse qëllimi ka qenë që fillimisht të regjistrohet një gjendje e përgjithshme në të gjitha fshatrat, përkatësisht subjektet afariste që operojnë në fshatrat e Ferizajt.

 Komuna e Ferizajt, inkurajon qytetarët e Ferizajt që të denoncojnë rastet kur hasin në produkte të prishura, pa afat dhe pa kushtet e duhura të ruajtjes në mënyrë që të ndërmerren hapat e nevojshëm në dobi të shëndetit të përgjithshëm të qytetarëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test