117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve - Bota Sot
117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve

Ferizaj

E mërkurë, 24 tetor 2018

117 bletarë ferizajas përfitojnë koshere të bletëve

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 14:28
Ilustrim

Komuna e Ferizajt ka bërë sot shpërndarjen e koshereve të bletëve për 117 bletarë të cilët tash e një kohë merren me kujdesin ndaj bletëve dhe prodhimin e mjaltit.

Drejtori i Bujqësisë Burim Bajrami, tha se ky subvencion është një shtytje për këta fermerë të cilët do ta kenë më të lehtë veprimtarinë dhe qasjen në treg.

"Është një subvencion  më i madh se herëve të tjera për t'u ndihmuar bletarëve tanë  ndonëse edhe ata kanë pasur një participim prej 25 për qind. Janë diku 850 koshere që do të jepen për 117 bletarët dhe kujtoj se është një shtytje mjaft e mirë. Përpjekjet tona do të jenë të vazhdueshme që këta bletarë të kenë më të lehtë veprimtarinë me koshere të reja dhe pajisje të tjera të nevojshme pasi që e dimë se sivjet sezoni i i prodhimit të mjaltit sivjet nuk ka qenë shumë i favorshëm" deklaroi drejtori Bajrami.

Edhe bletarët përfitues thanë se në treg kosheret kanë një çmim të papërballueshëm për buxhetin e tyre, prandaj e vlerësojmë mjaft të rëndësishme ndihmën që po u jepet.

U tha se bashkëpunimi në mes të komunës dhe bletarëve do të vazhdojë edhe më tutje në mënyrë që rezultatet në këtë fushë të jetë sa më të mëdha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test