Nis asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Pojatë - Bota Sot
Nis asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Pojatë

Ferizaj

E premte, 19 tetor 2018

Nis asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Pojatë

Më: 11 tetor 2018 Në ora: 14:00
Asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Pojatë

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës kryesore në fshatin Pojatë. Një projekt të cilin banorët e këtij lokaliteti e kanë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë.

Musli Mehmeti, banor i këtij fshati ka thënë asfaltimi i kësaj rruge ka efekt pozitiv  ngase përmirëson qarkullimin rrugor.

Në anën tjetër i pari i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyçi,  ka thënë se bëhet fjalë për një projekt që po realizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës. Ka shtuar se rëndësia e këtij projekti është e madhe kur dihet se lidh shumë lokalitete në mes vete.

“Jemi në fshatin Pojatë në kuadër të asfaltimit të rrugës Pojatë-Sojevë-Mirosalë, ku po bëhet asfaltimi i 1300 metrave rrugë të asfaltuar dhe me gjerësi gjashtë metra, ndërkaq vlera e këtij projekti është 758 mijë euro dhe do të financohet nga Ministria  Infrastrukturës në bashkëpunim edhe me Komunën  e Ferizajt, ndërsa është një projekt shumë i rëndësishëm për banorët e këtij lokalitetit, por edhe fshatrave për rreth,  sepse kanë një lidhje në mes veti”, është shprehur drejtori Bytyqi.

Me rregullimin e kësaj rruge në këtë fshat pothuajse ka përfunduar infrastruktura bazike. Banorët thonë se ky ka qene njeri ndër projektet kryesore, ndërsa zyrtarët kanë vë në dukje se ka edhe disa projekte tjera që pritet të realizohen në këtë pjesë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test