Projekti për Ferizajn mbyllë 35 biznese - Bota Sot
Projekti për Ferizajn mbyllë 35 biznese

Ferizaj

E hënë, 22 tetor 2018

Projekti për Ferizajn mbyllë 35 biznese

Më: 12 tetor 2018 Në ora: 21:47
Bizneset e revoltuara

4-milionë euro qenë premtuar nga PDK-ja që përmes projektit “Bashkimi i Qytetit”, Ferizaj të shndërrohej në këtë mënyrë.

Tash kur kryetari që vjen nga kjo parti, ka bërë 10 muaj në këtë post, në terren ka filluar implementimi.

Mirëpo, përderisa kompanitë që kishin fituar tenderin, kanë disa ditë që kanë filluar punën, pak metra më larg situata është ndryshe.

35 biznese, duke parë se nuk gjetën zgjedhje as nga takimet as nga protestat, objektet e tyre i kanë vënë në shitje.

Kjo pasi që ata pretendojnë, se tuneli i paraparë të kalojë në këtë pjesë, do t’i izolojë duke ua humbur edhe klientët që i kanë.

Të njëjtin fat e kanë edhe familja Tërshana, që punojnë aty më shumë se 60 vjet.

Përveç që deklarohen se do t’ua humbasë edhe të ardhurat që i kanë, e shumë persona do të mbesin pa punë, kanë edhe një shqetësim tjetër.

E objekti i dikujt, për pak kohë do të detyrohet edhe të mbyllet.

Mirëpo, nga Komuna thonë se kanë bërë disa ndryshime në projekt për t’iu përshtatur kërkesave, e implementimi do të vazhdojë sipas planit.

Sipas tyre, ajo çka pretendojnë bizneset e asaj ane nuk është e vërtetë.

Projekti i bërë për t’i dhënë fund ndarjes së qytetit të Ferizajt, i paraparë të kryhet brenda dy viteve, do të përballet edhe ditëve në vazhdim nga protestat e kërkesat e banorëve dhe afaristëve që operojnë aty.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test