Nis asfaltimi i unazës së jashtme të Ferizajt - Bota Sot
Nis asfaltimi i unazës së jashtme të Ferizajt

Ferizaj

E shtunë, 17 nëntor 2018

Nis asfaltimi i unazës së jashtme të Ferizajt

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:18
Pamje nga punimet

Sot ka filluar asfaltimi i unazës së jashtme të qytetit të Ferizajt, projekt ky i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës, rrugë kjo me gjatësi prej 31 kilometrash dhe kap koston rreth 3 milionë euro.

Nga afër asfaltimin e kësaj rruge e ka përcjellë kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me zyrtarë tjerë komunalë.

Drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, këtë projekt e ka cilësuar të një rëndësie  të madhe pasi lidh shumë fshatra të kësaj ane.

“Sot po asfaltohet me shtresën e parë të asfaltit segmenti nga fshatin Neredime deri në hyrje të fshatit Dremjak. Gjithsesi në kuadër të këtij projekti nëse na premtojnë kushtet atmosferike do të vazhdojmë edhe në fshatin Manastirc, por edhe me një pjesë tjetër të fshatit Dremjak. Kjo është në kuadër të projekteve që ne kemi zgjedhur përfundimin e këtij segmenti deri në fazën e fundit në asfaltimin e shtresës së parë”, ka thënë Bytyqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test