Vihet gurthemeli i Sallës së Edukatës Sportive në Balaj të Ferizajt - Bota Sot
Vihet gurthemeli i Sallës së Edukatës Sportive në Balaj të Ferizajt

Ferizaj

E premte, 16 nëntor 2018

Vihet gurthemeli i Sallës së Edukatës Sportive në Balaj të Ferizajt

Më: 15 tetor 2018 Në ora: 16:34
Agim Aliu

Investimi në hapësira sportive mban larg dukurive negative të rinjtë dhe se Ferizaj po shënon rezultate domethënëse në investimet në infrastrukturën shkollore.

Kështu tha sot kryetar i Komunës së Ferizajt Agim Aliu në ceremoninë e vënies së gurthemelit për ndërtimin e sallës së edukatës fizike në fshatin Balaj.

Duke uruar kolektivin e shkollës, nxënësit dhe banorët e fshatit Balaj, i pari i Ferizajt tha se ndërtimi i sallës së edukatës sportive është në vazhdën e investimeve në infrastrukturën arsimore që po bëhen në komunën që ai drejton.

“Investimi për sallën e edukatës fizike tregon synimet tona për arsimim, pasi dëshirojmë të krijojmë një rini të shëndoshë dhe nxënës që do të jetë konkurrentë me nxënësit nga kombet tjera. Dëshirojmë që përmes kësaj salle të edukatës fizike dhe përmes sallave të tjera që kemi ndërtuar dhe jemi duke ndërtuar, t’i krijojmë këta nxënës që nesër do të jenë hendbollistët, futbollistët, volejbollistët e ardhshëm që do ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të denjë”, u shpreh ai.

Për më tepër, kryetari Aliu premtoi se ky nuk do të jetë investimi i vetëm në Komunën e Ferizajt, por do të ketë investime tjera të kësaj natyre, të cilat janë të rëndësishme për krijimin e kushteve më të mira të mësimit dhe hapësira të mjaftueshme për nxënësit.

Ndërsa, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani dha detajet teknike lidhur me këtë projekt duke u shprehur se kjo godinë do ta kompletojë infrastrukturën shkollore dhe përmbush nevojat e kësaj shkolle.

Edhe drejtoresha e shkollës fillore “Pavarësia” në Balaj, Safete Tahiri tha se ndërtimi i këtij objekti ka qenë kërkesë e shkollës dhe se me këtë objekt nxënësve të kësaj shkollore po i mundësohet hapësirë më e madhe për të shprehur dhe promovuar talentin e tyre.

Ndryshe, vlera e këtij projekti është rreth 300 mijë euro.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test