Jahjaga në Ferizaj, kërkon fuqizim të rolit të gruas në jetën institucionale - Bota Sot
Jahjaga në Ferizaj, kërkon fuqizim të rolit të gruas në jetën institucionale

Ferizaj

E shtunë, 17 nëntor 2018

Jahjaga në Ferizaj, kërkon fuqizim të rolit të gruas në jetën institucionale

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 15:59
Atifete Jahjaga dhe Agim Aliu

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë së enjtes ka qëndruar në Ferizaj me ç`rast ka takuar gratë deputete të kësaj komune.

Ajo së pari pati takim me të parin e Ferizajt, Agim Aliun, me të cilin bisedoi për fuqizimin e rolit të gruas dhe rinisë në përgjithësi, kurse më pas iu drejtua të pranishmëve.

Jahjaga i informoi gratë deputete lidhur me funksionimin e Fondacionit “Jahjaga”, të cilin ajo e drejton, derisa tha se ky fondacion ka në fokus fuqizimin e rolit të gruas dhe të rinisë në jetën e përditshme.

Ish-presidentja vlerësoi lartë emërimin e tri drejtoreshave nëpër drejtoritë e kësaj komune dhe kryesuesen e Kuvendit të Komunës.

Takimi ka vazhduar në formë të bashkëbisedimit me ç’rast gratë deputete por edhe pjesëmarrëset tjera kanë adresuar çështje të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test