LDK: Vendi është në krizë institucionale, duhet të shkojmë në zgjedhje - Bota Sot
LDK: Vendi është në krizë institucionale, duhet të shkojmë në zgjedhje

Ferizaj

E mërkurë, 14 nëntor 2018

LDK: Vendi është në krizë institucionale, duhet të shkojmë në zgjedhje

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 21:54
Pamje nga takimi i LDK - Ferizaj

Kryetari i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Svarqa ka hapur këtë takim madhështor duke i përshëndetur të pranishmit, i njoftoj strukturat me zhvillimet aktuale politike dhe të gjitha qëndrimet e LDK-së karshi këtyre zhvillimeve.

Svarqa ka folur për angazhimin dhe aktivitetin e degës dhe LDK-së në përgjithësi çka bën që LDK-ja të dalë gjithmonë e para në të gjitha sondazhet kredibile ndërkombëtare dhe vendore.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka përshëndetur këtë takim të strukturave të LDK-së duke theksuar rëndësinë e veçantë të degës së Ferizajt.

Ai ka bartur fjalët e kryetarit të LDK-së, Mustafa në lidhje me të gjitha zhvillimet politike në Kosovë dhe në LDK. 

Veliu ka thënë se LDK konsideron se institucionet e tanishme kanë mbetur pa legjitimitet dhe LDK-ja cilëson se vendi është në një krizë të thellë institucionale gjë që vendi duhet të shkoj në zgjedhje. 

Ai ka thënë që ide të ndryshme, apo edhe kritika nga këto takime që LDK-ja ka filluar nga ky muaj, do t’i shërbejnë LDK-së te vendimi përfundimtar në organet e partisë për të gjitha çështjet që tashmë kanë prekur qytetarët e Kosovës dhe kanë shtyrë në një krizë të thellë institucionale deri në një qeveri jolegjitime dhe jokredibile për vendin. 

Veliu ka thënë gjithashtu që këto takime kanë për qëllim që bashkarisht të ruhet uniteti brenda LDK-së dhe LDK të dalë e para pas procesit zgjedhor.

Ismet Beqiri, Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe ka uruar degën e Ferizajt për rezultatet e deritanishme në të gjitha aktivitetet, dhe për kontributin që ka dhënë për LDK-në, duke e vendosur degën e Ferizajt si një nga degët më të rëndësishmet për LDK-në. 

Kryetarja e Forumit të Gruas, Lirije Kajtazi ka thënë një fjalë përshëndetëse për pjesëmarrësit, në veçanti ka përshëndetur të gjitha gratë që kanë qëndruar gjatë me aktivitetet e LDK-së dhe kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë gjithë historisë së LDK-së.

Fidan Rekaliu, Kryetari i Forumit të Rinisë ka falenderuar të gjithë të rinjtë për aktivitetin e tyre shumë të suksesshëm dhe ka thënë që në qeverisjen e ardhshme të LDK-së rinia dhe problemet e tyre do të jenë prioritet.

Nga debati në Ferizaj, dega kanë konsideruar se qëndrimet e LDK-së kanë qëllime të mira dhe përkrahin të gjitha këto qëndrime të kryesisë së LDK-së dhe të gjitha qëndrimet dhe aktivitetet e Grupit Parlamentar të LDK-së që po del të jetë shumë unik dhe serioz në punën e tyre.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test