Arrestohet për keqpërdorim të pozitës një inspektor i ATK-së

Ferizaj

Arrestohet për keqpërdorim të pozitës një inspektor i ATK-së

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 11:44
ATK

Policia e Kosovës, respektivisht hetuesit policor kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit përmes masave të fshehta të vezhgimit pas një pune të gjatë hetimore gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një person të dyshuar (inspektor në ATK) nga rajoni i Ferizajt.

Ai u arrestua nën dyshimin e bazuar se ka kryer veprën penale  “Keqperdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Personi i arrestuar dyshohet që duke keqpërdorur pozitën apo autoritetin zyrtar gjatë periudhës 2016-2018, ka ushtruar ndikim në biznese të ndryshme të rajonit të Ferizajt.

Lidhur me këtë rast njësitet relevante policore kanë nderrmarë të gjitha veperimet hetimore, dhe me autorizim të pokurorit kompetent të dyshuarit i është caktuar masa e  ndalimit policor prej 48 orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat