Spitali i Ferizajt jep detaje për gjendjen shëndetësore të punëtorëve të lënduar të “Betchel-Enka” - Bota Sot
Spitali i Ferizajt jep detaje për gjendjen shëndetësore të punëtorëve të lënduar të “Betchel-Enka”

Ferizaj

E mërkurë, 14 nëntor 2018

Spitali i Ferizajt jep detaje për gjendjen shëndetësore të punëtorëve të lënduar të “Betchel-Enka”

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:31
Ferizaj

(E plotësuar) - Sot në autostradën “Arbër Xhafri” janë lënduar gjashtë punëtorë deri sa ishin duke punuar në ndërtimin e kësaj rrugë pranë Hanit të Elezit.

Shefi i shërbimit emergjent në Spitalin e Ferizajt, dr. Skender Fazliu ka njoftuar se ndihmë mjekësore kanë kërkuar 6 punëtorë, ku njëri nga ta kishte marrë lëndime më të rënda trupor, por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

Fazliu: Një është i lënduar rëndë

“Personi i parë që është sjellë është i nacionalitetit turk, ai është në gjendje stabile, i ka kryer të gjitha tretmanët, tash mendojmë për me lëshuar për në shtëpi. Një është i lënduar rëndë, i cili është i komunitetit shqiptar, ai do të transportohet për në Qendrën Emergjente, për konsulta të mëtutjeshme, të kirurgut torakal dhe neurokirurgut. Është stabil për jetë. Kanë qenë edhe katër persona tjerë, kryesisht kanë pasur lëndime të duarve, fraktura, të cilat nga ana e ortopedit janë imobilizuar, do të trajtohen në shtëpi”, tha Dr Fazliu për KosovaPress.   

Ai sqaroi se informatën e kanë marrë para se të mbërrinin të lënduarit dhe kanë pasur mundësi të mobilizohen që t’u dalin në ndihmë të lënduarve.

Fazliu: Aksidenti kishte ardhur, pasi është rrëzuar një trase

“Në bazë të deklaratave të të lënduarve, aksidenti kishte ardhur pasi është rrëzuar një trase në lartësi prej 4-5 metra dhe të gjithë personat që janë lënduar, kanë qenë duke punuar në atë pjesë”, shtoi ai.

***

Pasditen e sotme janë lënduar tre persona të “Betchel-Enka” në punimet e autostradës “Arbën Xhaferi”.

Të lënduarit janë bartur për në Spitalin e Ferizajt ku dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm.

Sipas Sefedin Fazliut, shef i shërbimit të emergjencës, gjendja e të lënduarve është stabile.

“Kemi gjithsej gjashtë persona të lënduar të cilët u rrëzuan nga një lartësi. Personat janë në gjendje stabile, por kanë disa lëndime të lehta. Dy prej tyre janë të lënduar më shumë, kurse një nga ta do të transferohet për në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të tjerët janë të lënduar më lehtë”, tha ai.

Ndërsa sipas Fazliut, në mesin e të lënduarve është edhe një person i komunitetit turk.

“Dy janë të lënduar më rëndë, dy kana pasuar vetëm fraktura, dy të tjerë lëndime të lehta të cilët pas tretmanit janë lënduar për në shtëpi, njëri nga të lënduarit është i komunitetit turk dhe gjendja e tij është stabile”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test