Aliu: Nxënësit si Arlind Lamaxhema gjithmonë duhet të përkrahen

Ferizaj

Aliu: Nxënësit si Arlind Lamaxhema gjithmonë duhet të përkrahen

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 11:46
Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti në takim sot pianistin e suksesshëm ferizajas, Arlind Lamaxhema

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu priti në takim sot pianistin e suksesshëm ferizajas, Arlind Lamaxhema, i cili është kurorëzuar me disa çmime në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Ai në këtë takim shoqërohej nga profesori i Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja”, Rinor Aliu.

Në këtë takim, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i shprehu mbështetjen e plotë të tij dhe qeverisjes lokale dhe stimulimin e talentëve përmes programeve të ndryshme që ofrohen nga drejtoria e arsimit dhe ajo e kulturës, rinisë dhe sportit.

Aliu shtoi se nxënësit si Arlindi gjithmonë duhet të përkrahen dhe të motivohen në mënyrë që qyteti Ferizaj të jetë i përfaqësuar gjithmonë në gara të ndryshme ndërkombëtare.

Sipas kounikatës së komunës së Ferizajt, gara e fundit në të cilën mori pjesë Arlindi ishte ajo e solo këndimit dhe pianos në Tetovë ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Ai thotë se është i motivuar që karrierën e tij, ta vazhdojë edhe në të ardhmen në mënyrë që t’i sjell suksese Ferizajt.

Se muzikën e ka pasion e ka thënë Arlindi. Ai madje ka shtuar se do të jetë pjesë edhe shumë ngjarjeve të tilla, por që do t'ia dal ngase e ka përkrahjen e familjes dhe të shkollës.

Madje shprehet i lumtur që me këtë sukses e ka bërë krenare jo vetëm familjen, por shkollën, qytetin edhe vendin.

Ndërsa mësimdhënësi i tij, Rinor Aliu i cili ka thënë konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por që sipas tij sukseset nuk mungojnë kur ka një angazhim të dukshëm. Këtë sukses nuk e ka pritur, por që këtë e ka bërë Arlindi, i cili siç thotë është njeri i skenës. Ai ditëve në vazhdim do të jetë pjesë edhe shumë koncerteve brenda dhe jashtë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat