Drutë e konfiskuara nga Policia do t’u shpërndahen familjeve skamnore - Bota Sot
Drutë e konfiskuara nga Policia do t’u shpërndahen familjeve skamnore

Ferizaj

Drutë e konfiskuara nga Policia do t’u shpërndahen familjeve skamnore

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Ka vazhduar sot mbledhja e Kuvendit Komunal të Ferizajt e cila ishte ndërprerë dje.

Kryesuesja e Kuvendit Kristina Gashi-Bytyçi e hodhi në votim propozim-vendimin për marrëveshjen e bashkëpunimit dhe bashkëfinancimin dy palësh në mes Komunës së Ferizajt dhe Caritas Kosovës e cila ka për qëllim rikthimin e projektit “Ngritja e përkujdesit social-shëndetësor, shtëpiak dhe ambulantor në Komunën e Ferizajt”.

U tha se vlera e këtij projekti do të jetë 320 mijë euro, ku me 300 mijë euro do të financojë komuna e Ferizajt, ndërsa Caritas Kosova me 20 mijë euro.  Kjo pikë e rendit të ditës mori 22 vota, por pjesë e vazhdimit të kësaj mbledhje nuk ishin anëtarët e LDK-së dhe të Vetëvendosjes.

Në këtë mbledhje u mor vendim që të formohet edhe komisioni për emërtimin e rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike në komunën e Ferizajt.  Nga Partia Demokratike e Kosovës u propozua Faik Sylejmani, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Përparim Çalaj, nga Aleanca Kosova e Re u propozua Vesel Ramadani, ndërkaq nga Drejtoria e Urbanizmit do të jetë Fatbardha Ajeti, vendet e rezervuar në këtë komision i ka edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja. 

Po ashtu u mor vendimi edhe për shpërndarjen e druve të zjarrit për familjet skamnore, dru këto të cilat janë konfiskuar nga ana e Policisë së Kosovës në Ferizaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test