Asfaltohen rrugët në dy lagje të Zllatarit, konfirmohen projekte tjera - Bota Sot
Asfaltohen rrugët në dy lagje të Zllatarit, konfirmohen projekte tjera

Ferizaj

E shtunë, 17 nëntor 2018

Asfaltohen rrugët në dy lagje të Zllatarit, konfirmohen projekte tjera

Më: 6 nëntor 2018 Në ora: 15:03
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka inspektuar sot punimet në asfaltimin e rrugëve në dy lagjet e fshatit Zllatar, nga gjithsej 18 rrugë që do të asfaltohen në këtë fshat, të shpërndara në lagje të ndryshme.

Ai me këtë rast tha se Komuna e Ferizajt ka kthyer kokën për të investuar në këtë fshat, që bukuritë e kësaj zone të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik dhe perspektivë më të madhe për të rinjtë e kësaj pjese.

“Asfaltimi do të vazhdojë edhe në lagje tjera, pasi janë të parapara diku 18 rrugica të këtij fshati që të asfaltohen dhe kjo do të ndryshojë jetën në Zllatar, si fshati më i largët në Komunën e Ferizajt. Do të jenë me cilësi dhe standarde të duhura këto asfaltime, jo vetëm në këto dy lagje por edhe në pjesën tjetër dhe sigurisht se ne i kemi përshtatur edhe me kërkesat e banorëve”, u shpreh ai.

I pari i Ferizajt ka premtuar edhe investime në zhvillim ekonomik dhe bujqësi dhe fushën sociale, në mënyrë që të ndryshojë jeta e këtyre banorëve.

Ndryshe, vlera e këtij projekti është rreth 200,000 mijë euro, që përfshinë asfaltimin e 18 rrugëve në këtë fshat me gjerësi prej 5 metrash.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test