Ferizaj, nisin diskutimet publike për draft hartën zonale - Bota Sot
Ferizaj, nisin diskutimet publike për draft hartën zonale

Ferizaj

E shtunë, 17 nëntor 2018

Ferizaj, nisin diskutimet publike për draft hartën zonale

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 15:30
Diskutimin publik për prezantimin e draft hartës zonale

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit në Ferizajt, Lulzim Aliu ka mbajtur diskutimin publik për prezantimin e draft hartës zonale, kushtet dhe kriteret në të cilat bazohet ushtrimi i tyre, dokument me rëndësi të jashtëzakonshme për planifikimin hapësinor të zonave të qytetit.

Pjesë e këtij diskutimi publik ishin dhjetëra qytetarë të cilët paraqitën vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre përkitazi me këtë dokument dhe orientimin e planifikimit urban në zona përkatëse.

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Lulzim Aliu tha se ky dokument që do të implementohet për herë të parë në Komunën e Ferizajt do t’i jap orientimin e drejtë investimeve në territor dhe zgjerimin, përkatësisht zhvillimin e përgjithshëm të qytetit.

Ai gjithashtu tha se që nga sot, nis cikli i diskutimeve publike për këtë dokument dhe se si i tillë do të kompletohet edhe me komentet nga ana e qytetarët, ku inkurajoi këta të fundit që të marrin pjesë masivisht në këto organizime.

Sipas një komunikate të komunës së Ferizajt, nesër duke filluar nga ora 13:00, organizohet diskutimi i radhës publik ku do të bëhet prezantimi i draft projektit të hartës zonale, diskutim që do të mbahet në shkollën “Jeta e Re” në Greme, me banorët e fshatrave Greme, Gaçkë dhe Doganaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test