Një fotografi e shkrepur nga Bardha Goga, ende jemi në rrezik nga minat...

Ferizaj

Një fotografi e shkrepur nga Bardha Goga, ende jemi në rrezik nga minat...

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2018 Në ora: 18:02
Një fotografi e shkrepur nga Bardha Goga, ende jemi në rrezik nga minat...

Bardha Goga tregon një detaj interesant por tejet shqetësues për opinionin ferizajas dhe në përgjithësi të Kosovës. Edhe pas 19 viteve të përfundimit të luftës në Kosovë, rreziku është shumë i madh nga minat, që ishin vënë në periudhën 1998-1999 nga agresori serb.

Para pak ditëve te ‘Parku i Lirisë’ në Ferizaj, është gjetur një minë e pashpërthyer, në një vend shumë të frekuentuar nga qytetarët!  Një fotografi e shkrepur këto ditë nga fotografja Bardha Goga, tregon se sa jemi të rrezikuar nga minat, që ende ndonjë ka mbetur nëpër fusha.  “Një minë e cila është nga lufta e fundit në Kosovë, 20 vite me parë”, tha Bardha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Image

Bardha Goga

Kjo foto është shkrepur në Parkun e Lirisë, një vend mjaft i frekuentuar nga të gjithë moshat. Një fotografi apo një mesazh për qytetarët, kujdes nga frekuentimi në disa vende me shumë të panjohura.  “20 vjet pas luftës, tek Parku i Lirisë, aty ku çdo ditë ka shumë vizitor duke filluar nga fëmijët deri tek më të moshuarit”, shkruan Goga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat