Asfaltohen 5 rrugë dhe largohen tubat e rrezikshëm nga asbesti në Ferizaj

Ferizaj

Asfaltohen 5 rrugë dhe largohen tubat e rrezikshëm nga asbesti në Ferizaj

Më: 15 nëntor 2018 Në ora: 17:20
Punimet

Asfaltohen 5 rrugë në Lagjen e Re në Ferizaj. Për të parë asfaltimin e këtyre 5 rrugëve, doli kryetari Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi.

Rrugët që u asfaltuan sot janë rrugët: “Gustav Majer”, “Tivari”, “Ali Asllani”, “Alishefik Spahiu” dhe “Arsim Zeqiri” të gjitha këto pjesë të lagjes më moderne të Ferizajt, Lagja e Re.

I pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se në këto projekte janë kryer edhe investime në infrastrukturën nëntokësore, përkatësisht në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke bërë zëvendësimin e tubave nga materiali i asbestit, që deri më tani janë përdorur si tuba ujësjellësi e që janë vërtetuar si të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.

 Ai tha se banorët e kësaj zone, do të kenë një pamje krejtësisht të ndryshme, për shkakun se realizimi i këtij projekti, i mundëson këtyre infrastrukturë moderne, sipas standardeve më të larta, ku janë të përfshira instalimet e reja nëntokësore, trotuaret si dhe rrugët e asfaltuara.

 Sfida me rrezikun që shkaktojnë tubat e asbestit eliminohet plotësisht me faktin e zëvendësimit të këtyre tubave, pjesë të këtij projekti, andaj qytetarëve të kësaj zone, përveç infrastrukturë rrugore i ofrohet edhe një garanci më shumë për shëndetin e tyre.

“Jemi këtu në një projekt që e kemi së bashku të realizuar me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, si rezultat i këtij projekti ne do të kemi një pamje krejtësisht tjetër, një pamje krejtësisht ndryshe të këtyre lagjeve të qytetit, për faktin se do të ketë edhe trotuare, po ashtu do të ketë edhe asfaltim me dy shtresa dhe gjithsesi është një aspekt i rëndësishëm i kësaj zone ku ne po investojmë sepse janë hequr gypat e asbestit që tashmë janë treguar si gypa që kanë shkaktuar dëme në shëndetin tonë, pra krahas këtij projekti ne kemi realizuar shumë aspekte infrastrukturore, të cilësisë së tyre, sepse është bërë një punë e jashtëzakonshme nga punë kryesi, por njëkohësisht jemi kujdesur që të ketë edhe trotuar edhe shëndet të mirë si rezultat i investimit tonë. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kemi zhvilluar dhe po përfundojmë edhe dy projekte të tjera, përkatësisht në rrugën ‘Gustav Majer ’ dhe ‘Tivari’ që janë projekte që janë financuar nga Komuna. Pra, dy janë financuar nga Komuna, kurse pjesa tjetër është pjesë që e kemi bashkëfinancim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. E gjithë vlera e këtyre projekteve është afërsisht 150 mijë euro”, tha Aliu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat