Ferizaj shënon 20 Nëntorin –Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve - Bota Sot
Ferizaj shënon 20 Nëntorin –Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Ferizaj

Ferizaj shënon 20 Nëntorin –Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:48
Ferizaj shënon 20 Nëntorin –Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Fëmijëve

Dhjetëra nxënës të shkollave të Ferizajt, anëtarë të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, ishin mbledhur paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, për të debatuar mbi rolin dhe të drejtat e tyre në shoqëri.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani i bëri të ditur shkollarëve se ekzekutivi komunal ka propozuar disa dokumente strategjike me ndikim të drejtpërdrejt në avancimin e rolit të fëmijëve dhe mbrojtjes të të drejtave të tyre në shoqëri.

“Kemi sfida dhe probleme, por bashkërisht mund t’ia dalim në këtë drejtim, sepse kemi problemet, të cilat ekzistojnë në shkollat tuaja. Kemi hartuar rregulloren mike për fëmijë, dje e kemi nënshkruar një marrëveshje për Programin Nacional për Rininë, e cila do t’i mobilizojë të rinjtë, për të marr pjesë në garat që ne do t’i organizojmë”, tha ai.

Edhe kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Kristina Gashi Bytyçi tha se janë bërë hapa konkret nga niveli lokal për respektimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve dhe si të tilla mbeten të përkushtuar në përmirësimin e jetës së fëmijëve e të rinjve.

“Komuna jonë ka bërë hapa për respektimin e Konventës për të drejtat e fëmijëve, ku para disa muajve me propozimin e kryetarit te Komunës, dhe të drejtorit të arsimit, kemi miratuar në këtë Kuvend, Rregulloren për te drejtat e fëmijëve, komunës mike për fëmijë, ku i mundëson fëmijëve të jenë pjesë e të gjitha proceseve vendimmarrëse, proceseve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetës së fëmijëve dhe të gjithë qytetarëve të komunës sonë, sepse nëse kontribuojmë në përmirësimin e jetës së fëmijëve e të rinjve, kemi kontribuar në ardhmërinë e vendit tonë”, tha  Gashi Bytyçi.

Kjo mbledhje, e cila u udhëhoq nga kryesuesja e Asamblesë Komunale të Fëmijëve, Azra Maksuti, është e para pas ri-funksionalizimit të Asamblesë Komunale të Fëmijëve, mbështetur nga Save dhe Children dhe Syri i Vizionit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test