Fshatra të tëra në Ferizaj përballen me mungesë të energjisë elektrike - Bota Sot
Fshatra të tëra në Ferizaj përballen me mungesë të energjisë elektrike

Ferizaj

Fshatra të tëra në Ferizaj përballen me mungesë të energjisë elektrike

Më: 21 nëntor 2018 Në ora: 21:47
Foto ilustrim

Me uljen e temperaturave, kanë filluar edhe reduktimet e ashpra të energjisë elektrike.

Media a raportuar sot se shumë lagje të Prishtinës janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike me orarin 4 orë pa rrymë, 4 me rrymë.

Media mëson nga banorët e disa fshatrave të Ferizajt, se këto ditë po përballen me reduktime të ashpra, ku ndërprerja e energjisë elektrike shkon mbi pesë orë.

Ndërprerje të energjisë elektrike ka në fshatrat Zllatar, Dardani, Mirosalë, Bibaj dhe Fshati Vjetër.

Ndërprerjen e energjisë elektrike, e favorizon edhe rrjeti elektrik që është shumë i vjetruar, pasi pas çdo stuhie ka ndërprerje të energjisë, sepse siç thonë banorët këputen përçuesit, ose rrëzohet ndonjë shtyllë elektrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test