Prokuroria në Ferizaj ka ngritur 5 aktakuza për dhunën në familje - Bota Sot
Prokuroria në Ferizaj ka ngritur 5 aktakuza për dhunën në familje

Ferizaj

Prokuroria në Ferizaj ka ngritur 5 aktakuza për dhunën në familje

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit nëntor, ka pranuar pesëmbëdhjetë lëndë të cilësuara si dhunë në familje, me gjithsej pesëmbëdhjetë persona, ku dymbëdhjetë nga to janë viktima femra dhe tre meshkuj.

Gjithashtu, gjatë muajit nëntor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë aktakuza dhe ka caktuar një masë për paraburgim për rastet e dhunës në familje, gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje” të KPRK-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test