Komuna e Ferizajt ndan drunjtë e konfiskuar për 131 familje ferizajase - Bota Sot
Komuna e Ferizajt ndan drunjtë e konfiskuar për 131 familje ferizajase

Ferizaj

Komuna e Ferizajt ndan drunjtë e konfiskuar për 131 familje ferizajase

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 13:35
Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Ferizajt

Këshilli i Drejtorëve të Komunës së Ferizajt në mbledhjen e sotme diskutoi mbi përgatitjet për seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, përkatësisht pikat që do të propozohen në seancën e radhës, përgatitjet për festat e fundvitit si dhe gjendja e përgjithshme në sektorët komunal.

Pikë e veçantë e diskutimit në këtë mbledhje ishte edhe shpërndarja e drunjve për familjet skamnore, të konfiskuara nga Policia e Kosovës dhe zyrtarët komunalë.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bazuar në raportin paraprak të drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami tha se do të ndihmohen 131 familje ferizajase me nga dy metra kub dru, nga sasia e përgjithshme e konfiskuar.

Përgatitjeve për sezonin dimëror, i ka paraprirë Komuna e Ferizajt edhe me furnizimin me lëndë djegëse, dru, për institucionet si Bashkësia Islame, Shoqata e Pensionistëve në Ferizaj, zyra e ADRA-s e institucione të tjera që kanë përfituar nga drunjtë e konfiskuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test