Një rrëfim ndryshe: Ferizajasit i ikën gruaja, e lë në shtëpi me 5 fëmijë

Ferizaj

Një rrëfim ndryshe: Ferizajasit i ikën gruaja, e lë në shtëpi me 5 fëmijë

Më: 3 dhjetor 2018 Në ora: 15:03
Ilustrim

U martua para 17 viteve me mesitni. Por martesa e Zejnullah Tërstenës nga Ferizaj me A. Hoxhën, 33 vjeçare, nuk zgjati më shumë se 17 vjet. Ajo, më 29 nëntor, u largua nga shtëpia duke lënë pas 5 fëmijë. I madhi 16 dhe i vogli 7 vjet. Burri i saj, Zejnullahu, e ka lajmëruar rastin në polici, ndërkohë thotë se gruaja i doli nga shtëpia të etjen që lamë pas. Policia po i vazhdon hetimet. Vendndodhja e 33 vjeçares ende nuk dihet

Policia e Kosovës është në kërkim të A. Hoxhës, 33 vjeçare, nga Ferizaj. Ajo u raportua e zhdukur të enjten që e lamë pas nga ana e bashkëshortit të saj, Zejnullah Tërstenës. Ai thotë se gruaja i doli nga shtëpia pasditen e së etjes, duke e marrë vetëm një pallto me vete, e duke i lënë 5 fëmijë dhe burrin në shtëpi.

Gazeta Express, të hënën, ka qëndruar në shtëpinë e Zejnullahut. Ai ka dhënë detaje rreth martesës me gruan e tij.

Zejnullahu thotë se dyshon që gruaja i doli nga shtëpia për një njeri tjetër. Ai dyshon se ajo ka krijuar lidhje me një person dhe se me të njëjtin ajo është larguar.

 “Ajo nëse nuk ka dashtë me nejtë, mos të rri. Me zor kërkush, kërkond nuk mund me e ndal. Nga data 29 ajo ka dal nga shtëpia. Unë me të kamë qenë i martuar që 17 vite. Më herët ia pata zanë dy telefona, pa karta kishin qenë ata. Aty pata ushtru dhunë në të. Unë i pata thanë nëse ka naj sen, i pata thanë trego”, tregon Zejnullahu për Express.

Por, tutje, Zejnullahu tregon se gruaja e tij, fshehtas tij, i kishte mbajtur disa telefona me vete. Madje ditën kur ajo u largua nga shtëpia, ai tregon se ajo kishte qenë duke folur më dikë në telefon.

“Unë javën e kalume erdha në shpi. Gruaja ke te shporeti i druve. Unë e pash që ajo gjuajti diçka pas shporetit. Kur u afrova po e shohë, një telefon e kishte gjujt aty. Ajo në ato fjalë, iku nga dhoma. Unë thashë shkoi jashtë shtëpisë. Unë në atë moment shkova te miqtë (familja e grusë), me iu tregu se cka ka ba ajo. Por ajo, kur kam dal unë ishte kthy në shtëpi e ka marrë një pallto edhe është larguar. Më që nga ajo ditë, ne atë nuk e kemi pa”, tregon ai.

E gjithë këtë punë, Zejnullahu e ka raportuar në polici. 

“Ne që pesë ditë nuk e dimë nëse e ka mbytë najkush. Apo çfarë ka ndodhë me të.  Nuk di se çka të them për një grua që i lenë 5 fëmijë dhe ikë me tjetrin”, rrëfehet tutje i zoti i shtëpisë së familjes Tërstena nga Ferizaj.

Ndërkohë që për gjithë këtë punë, policia e stacionit rajonal në Ferizaj, janë duke i vazhduar hetimet.

Nga aty thonë se ende nuk e kanë zbuluar vendndodhjen e 33 vjeçares.

“Ne jemi duke i vazhduar hetimet lidhur me këtë punë. Unë mund t’ju konfirmoj se me datë 29.11.2019-18:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se bashkëshortja e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë relevante policore janë duke hetuar rastin”, i ka thënë gazetës, Basri Shabani nga policia rajonale në Ferizaj.
E fëmijët e 33 vjeçares janë duke kërkuar që nëna e tyre t’iu kthehet në shtëpi. 

Zejnullahu thotë se do ta pranojë atë, por që fillimisht do të duhet që t’i sqarojnë të gjitha rrethanat se përse ajo u largua nga shtëpia

“Nëse ajo kthehet, ne do t’i flasim të gjitha gjërat bashkë. Do t’i sqarojmë të gjitha gjërat”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat