Agim Aliu: Ferizaj është epiqendër e punës vullnetare - Bota Sot
Agim Aliu: Ferizaj është epiqendër e punës vullnetare

Ferizaj

Agim Aliu: Ferizaj është epiqendër e punës vullnetare

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 20:41
Agim Aliu

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka njoftuar se në Ditën që shënon punën vullnetare, bashkë më bashkëshorten e tij, ka ndarë dashurinë dhe solidaritetin me fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down.

Postimi i Aliut në Facebook:

Ferizaj është epiqendër e punës vullnetare. Në ditën që shënon punën vullnetare, bashkë më bashkëshorten time, ndamë dashurinë dhe solidaritetin me fëmijët dhe të rriturit me sindromën Down.

Kënaqësi e rrallë që si kryetar dhe si qytetar, ti shërbej kësaj kategorie, me një qëllim, shembullit të kujdesit për më të shtrenjtën, familjen.

Dashuri, solidaritet, dinjitet dhe pak më shumë vëmendje institucionale janë mjaftueshëm për të ndihmuar përmes punës vullnetare gjithë shoqërinë.

Urime 5 Dhjetori - Dita Ndërkombëtare e Punës Vullnetare!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test