Ia mohuan shkollimin sepse ishte me kancer, prindërit e 19-vjeçarës rrëfejnë jetën e vështirë

Ferizaj

Ia mohuan shkollimin sepse ishte me kancer, prindërit e 19-vjeçarës rrëfejnë jetën e vështirë

Më: 5 dhjetor 2018 Në ora: 21:48
Vajza nga Ferizaji

Një vit më vonë, asaj i është dashur të bëjë ndërhyrje kirurgjike për të vazhduar jetën tutje. Ani pse në Kosovë i ishin bërë katër ndërhyrje kirurgjike, të gjitha rezultuan pa sukses.

Sëmundja e kancerit asaj i mori njërin sy, derisa shërimin e gjeti në një spital në shtetin e Italisë, dhe për këtë ajo dhe familja e saj u janë mirënjohës përjetësisht.

“Vetëm shpirti im e din vuajtjen time dhe të vajzës time. E pa pranuar nga rrethi, e ndjerë inferiore si një zog i humbur, e përkushtuar për ti ndihmuar vajzës time dhe fëmijëve si vajza ime, nënave, por në luftë nuk mundesh me ia dalë kur nuk ke përkrahje dhe kur zëri yt nuk shkon aty ku duhet”, thotë nëna e saj A.Z.

Pas mbarimit të shkollës fillore vajza nga Ferizaj sigurisht që donte të vazhdonte shkollimin e mesëm.

Fillimisht, pranimi i saj u refuzua në Gjimnazin e shkencave shoqërore “Shaban Hashani”, nga drejtori i atëhershëm i kësaj shkolle, kjo me arsyen se ajo duhet të vazhdonte shkollimin në një shkollë speciale.

Por, fatmirësisht njëjtë nuk mendoi edhe drejtori i Gjimnazit Gjuhësor në këtë komunë, atëkohë ajo iu gëzua faktit që u bë nxënëse e kësaj shkolle. Por, të njëjtat brenga e përcollën përsëri pas mbarimit të shkollës së mesme.

Ajo ëndërronte të bëhej studente e Universitetit të Prishtinës, të studionte për edukim. Fatkeqësisht, duke u bazuar në pamjen e saj fizike, asaj iu refuzua edhe aplikimi nga drejtuesit e këtij institucioni.

“Shkaku i syrit ajo nuk pranohej në universitete sepse u prishka bukurinë këtyre universiteteve të korruptuara shtetërore, shkoi në Universitet të Prishtinës dhe as nuk u përfillë. Mendova se sa të pashpirte janë këta njerëz dhe pse nuk mund të mendojnë që edhe ata mund të sfidohen si ne?”, vlerëson ajo tutje gjatë bisedës.

Megjithatë, prindërit e saj nuk u dëshpëruan dhe nuk u dorëzuan asnjëherë. “Aty e kam kuptuar se ne po jetojmë me një botë e cila po udhëhiqet nga njerëz pa ndjenja e pa shpirt. Por, ne nuk jemi dorëzuar. Jemi munduar t’ia ofrojmë vajzës tonë më të mirat, kjo pasi që kemi dashtë që ajo të ndihet mirë”, ka vlerësuar e ëma e saj A.Z gjatë bisedës për Indeksonline. Ata shtynë vajzën e tyre, të aplikonte në njërin nga kolegjet private, e sigurisht që nuk u refuzua e as nuk u gjykua nga pamja fizike.

Tanimë, ajo studion për Biznesin Ndërkombëtar. Kështu, vitin e kaluar asaj iu ndalua edhe pensioni që merrte nga Enti Social.

Sipas tyre, ajo nuk i plotëson të gjitha kriteret e kërkuara, dhe se tani konsiderohet si person i aftë. “Ne duam përkrahje reale, jo me fjalë, duam përkrahje institucionale dhe morale, duam te trajtohemi njëjtë si ju sepse edhe ju jeni si ne”, thotë tutje nëna e 19-vjeçares.

Por, prindërit e saj i shqetëson më shumë fakti, se jo rrallë herë kontaktohet nga punonjësit e Entit Sociale, kjo me arsyen se u duhet thjeshtë për Data Bazë.

“Më shqetëson fakti se edhe pas ndalimit të pensionit për vajzën, Enti Social vazhdojnë të na kontaktojnë. Ani pse nuk merr vajza pension, ata thonë se u duhen të dhëna thjesht për Data Baza. Vajza nuk është përfituese e asnjë pensioni që pas ndryshimit të ligjit në vitin 2017”, ka theksuar ajo. Deri më tani, 19 vjeçarja nga Ferizaj ka pranuar bursë nga “Hendifer”, organizatë kjo që merret me përkujdesjen e fëmijëve me nevoja të veçanta.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat