Rrugët e Ferizajt të pastruara nga bora - Bota Sot
Rrugët e Ferizajt të pastruara nga bora

Ferizaj

Rrugët e Ferizajt të pastruara nga bora

Më: 16 dhjetor 2018 Në ora: 10:55
Rrugët e Ferizajt të pastruara nga bora

Makineri të rënda dhe ekipe të shumta mobile dolën në orët e para të mëngjesit të sotëm në të gjitha rrugët e territorit të Ferizajt për të pastruar akset rrugore nga reshjet e dendura të borës.

Një gatishmëri e tillë e gjithë mekanizmit reagues nuk është parë në të kaluarën ku për fat të keq shumë rrugë ishin të bllokuara për ditë me radhë. Kjo falë, përkushtimit të qeverisjes lokale dhe kujdesit të të parit të Ferizajt, Agim Aliu që të përmbyll me kohë gjithë procedurën e tenderimit për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në gjithë territorin e Ferizajt.

Sipas një komunikate të komunës, e gjithë zona rurale si ajo urbane është e mbuluar në kuadër të këtij operacioni mirëmbajtjeje, përkatësisht pastrimi të rrugëve nga bora. Nga raportimet e terrenit, dëshmohet se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe vazhdimisht po intervenohet nga operatorët ekonomik dhe ndërmarrje publike në hapjen e rrugëve, gjegjësisht pastrimit e tyre nga reshjet e borës.

Komuna e Ferizajt gjithashtu, fton qytetarët që të mobilizohen përskaj vendbanimeve të tyre, përkatësisht pronave të tyre, në heqjen e borës, që të lehtësohet qarkullimi edhe aty ku mund të ketë pengesa. Një mot i tillë pritet të vazhdoj edhe ditëve në vijim, me ç’rast ferizajasit kanë garancinë e plotë se rrugët e qarkullimit të tyre do të jenë të pastruara nga autoritetet lokale dhe ato të kontraktuara.

Image
Image
Image

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...