Kapiteni Ferizi nderohet me dy çmime në shkollën ushtarake në SHBA

Ferizaj

Kapiteni Ferizi nderohet me dy çmime në shkollën ushtarake në SHBA

Më: 17 dhjetor 2018 Në ora: 13:11
Bujar Ferizi

Pjesëtari i FSK-së, kapiten Bujar Ferizi, shef i Qendrës se Operacioneve në Forcën e Sigurisë së Kosovës, i cili ka përfunduar me sukses trajnimin „Kursi i kapitenëve për mbrojtje kimike“, në shkollën e Mbrojtjes Kimike- Atomike dhe Biologjike (MKAB) në Fort Leonard Ëood, në shtetin Missouri, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky kurs ka filluar më 10 korrik dhe ka përfunduar më 07 dhjetor 2018, njofton MFSK përmes një komunikate për media.

Oficeri i FSK-së, kapiteni Bujar Ferizi, gjatë shkollimit 22 javor, në shkollën e MKAB-së në SHBA,  për paraqitje të dalluar akademike është nderuar me çmimin „Student Ndërkombëtar Nderi, kurse për rezultate të shkëlqyera në testin fizik ka marr çmimin „Njeriu i Hekurt“.  Kursi për kapiten të karrierës përfshin përgatitjen e përgjithshme të oficerëve në fushën e MKAB-së, në aftësi udhëheqëse, teknike dhe taktike luftarake, procedura shtabore, doktrina të gjinive të kombinuara të ndërlidhura me procesin e vendimmarrjes ushtarake, punë grupore dhe aftësim në operacionet e detektimit dhe dekontaminimit të materieve kimike-atomike-biologjike dhe nukleare.      Kapiten Ferizi, është oficeri i parë nga Kosova i cili përfundon trajnimin e mbrojtjes nga helmet kimike, atomike, biologjike dhe  nukleare të nivelit Kapiten karriere, në „United States Army CBRN School“.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat