“Aquaman” dhe Nicole Kidman vijnë në kinematë Imperial

Filma

“Aquaman” dhe Nicole Kidman vijnë në kinematë Imperial

Më: 21 dhjetor 2018 Në ora: 06:24
“Aquaman” dhe Nicole Kidman

Arthur mëson se ai është trashëgimtari i mbretërisë së ujit Atlantis, ndaj para tij del detyra të mbrojë këtë mbretëri dhe të bëhet një hero i botës.

Është ky subjekti i “Aquaman”, filmit që ka nisur projeksionet në të gjithë rrjetin e kinemave Imperial, me protagonistë: Jason Momoa, Amber Heard dhe Nicole Kidman.

Nicole Kidman ishte zgjedhja e parë e regjisorit James Wan për rolin e Atlanës, nënës së Aquaman, por pëlqimi duket se nuk ka qenë i njënashëm.

Edhe Kidman nga ana e saj e ka mbështetur karrierën e Wan, duke u shprehur publikisht se ai është mjeshtri i ri i zhanrit të horrorit.

Madje për të interpretuar rolin e Mbretëreshës Atlana, Kidman ka hequr dorë nga një tjetër rol intrigues: ai i Mbretëreshës Hipolita, të ofruar në filmin ‘Wonder Woman’ në vitin 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat