Rikthehet “Beverly Hills”, seriali i famshëm mbledh aktorët për vazhdimin

Filma

Rikthehet “Beverly Hills”, seriali i famshëm mbledh aktorët për vazhdimin

Më: 22 dhjetor 2018 Në ora: 06:28
Seriali Beverly Hills

Seriali Beverly Hills po rikthehet dhe praktikisht do t’i ketë të mbledhur të gjithë personazhet e dikurshëm: Kelly-n, Donna-n, Brandon-in, Steve-in, David dhe Andrea.

Seriali kult prej 10 sezonesh i nxjerrë në transmetim nga periudha 1990 deri në vitin 2000, i krijuar nga Darren Star dhe i prodhuar nga Aaron Spelling, kthehet në një version të ri, i cili nuk do të jetë tamam një rivazhdim, por tek i cili kanë pranuar të marrin pjesë pothuajse të gjithë aktorët, nga Jennie Garth te Tori Spelling.

Nëntë muaj më parë ishte pikërisht Tori Spelling e cila hodhi në qarkullim zërat për një rikthim të mundshëm të serialit, duke publikuar një fotografi në profilin e saj në Instagram.

Sot lajmi është mbajtja e një radhe të gjatë nga rrjetet televizive dhe platformat “streaming” për të lidhur kontratë me versionin e ri të Beverly Hills 90210, seriali i famshëm që duke rrëfyer për dashurinë, miqësinë, vështirësitë dhe varësitë e personazheve të West Beverly High School, ka krijuar zhanrin e dramave të adoleshencës, duke u bërë kështu gjeneza e serialeve të tjerë të kësaj tipologjie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat