Kadri Roshi në sytë e të birit, përkujtohet 95-vjetori i lindjes së kollozit të kinematografisë shqiptare - Bota Sot
Kadri Roshi në sytë e të birit, përkujtohet 95-vjetori i lindjes së kollozit të kinematografisë shqiptare

Filma

Kadri Roshi në sytë e të birit, përkujtohet 95-vjetori i lindjes së kollozit të kinematografisë shqiptare

Më: 4 janar 2019 Në ora: 21:07
Kadri Roshi

Kadri Roshi, një kolloz i filmit dhe teatrit shqiptar, la për publikun personazhe që nuk i fshin koha. 4 janari përkon me 95 vjetorin e Kadri Roshit, ndërsa djali i tij Kliti Roshi foli për kujtimet me të atin, përjetimet e tij si dhe për jetën e artistit të madh.

Kliti Roshi: Që të bëheshin sa më konkrete këto përhalle. Vinte e mi tregonte mua dhe shikonte reagimin tim. Nëse unë arrija ta kuptoja, qëllimi në këtë fabul u arrit. 9 herë, 28 këmbë shkallë me kthesa është rrëzuar tek “Lulëkuqet mbi mure” dhe realisht krahu i tij u mavijos.

Rolet dhe personazhet për një artist si Kadri Roshi janë si fëmijët e tij e megjitahtë më i ndjeri për të duket se ka qenë ai i Arturo Ui.

Kliti Roshi: Arturo Ui, jo vetëm për Kadri Roshin por për Teatrin Popullor është një nga kulmet e tij. Artur Ui nuk vjen më, i ka pëlqyer e vështira. Që do të thotë, një rol të vogël që duket i pavlerë, ai donte ta kthente në vlerë.

Magjia e vërtetësisë së personazheve fsheh pas perdes sakrifica dhe mundime të mëdha, ndërsa mjeshtri i skenës Kadri Roshi, dinte sesi të shkëlqente në çdo pikë arti që dhuronte.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...