Zbulohet arsyeja pse Johnny Depp nuk do të luajë Jack Sparrow - Bota Sot
Zbulohet arsyeja pse Johnny Depp nuk do të luajë Jack Sparrow

Filma

Zbulohet arsyeja pse Johnny Depp nuk do të luajë Jack Sparrow

Më: 7 janar 2019 Në ora: 15:20
Johnny Depp

Në tetor, u njoftua se "Disney" kishte vendosur të largojë Johnny Depp nga "Pirates of the Caribbean", dhe muajin e kaluar informacioni u konfirmua zyrtarisht.

Arsyeja pse Depp është nxjerrë nuk është bërë e ditur, por duket se kjo ka të bëjë me paratë.

“Mungesa e tij na ka lehtësuar një buxhet prej rreth 90 milionë dollarë, sa ai kushtonte me përfshirjen e tij në rolin e Jack Sparrow”, shkruan revista Forbes.

Filmi i parë "Pirates of the Caribbean: Mallkimi i perlës së zezë" u shfaq në ekranet e vogla në vitin 2003. Depp u propozua për Oscar për aktorin më të mirë për rolin e kapitenit Jack Sparrow.

“Ai luajti këtë karakter, u bë karakteri në grup dhe kapiteni bëri një brend. Ai dha shpirtin për këtë film”, thonë përfaqësues të Disney.

Pas pjesës së parë, kishte katër sekuenca të mëtejshme. Megjithatë, kur drejtorët paraqitën vazhdimin e gjashtë të sagës së piratëve, ata hasën në kritika negative.

“Ne nuk ishim në gjendje të harmonizojmë financat. Shpenzimet ishin më të larta se të ardhurat dhe kjo nuk ishte e mundur”, thonë në Disney.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...