Nominimet e Bafta Film Awards 2019 - Bota Sot
Nominimet e Bafta Film Awards 2019

Filma

Nominimet e Bafta Film Awards 2019

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:37
Bafta Film Awards 2019

Me 12 nominime, filmi ”The Favourite” është si për ironi, favoriti në garën e sivjetshme të çmimeve “Bafta”.

Njoftimi erdhi pak ditë pasi aktorja kryesore e tij, Olivia Colman fitoi një “Glob të Artë” për interpretimin e Mbretëreshës Anne.

Numri i kandidaturave e shkëput shumë “The Favourite” nga rivalët e tij më të afërt; “Bohemian Rhapsody”, “A Star Is Born” dhe “Roma”; e po dëshmohet tejet popullor edhe në radhët e publikut.

”Box Office” është matësi më i mirë për këtë dhe filmi britanik ka grumbulluar në javën e parë të shfaqjes në kinematë e Mbretërisë së Bashkuar dhe ato irlandeze, plot 4 milionë funte.

Colman është nominuar në kategorinë e “aktores më të mirë”, ndërsa dy aktoret e tjera që interpretojnë në krah të saj, Rachel Weisz dhe Emma Stone, konkurrojnë për trofenë e “aktores më të mirë në një rol dytësor”.

Çmimet ”Bafta” do të ndahen në “Royal Albert Hall” të Londrës, më 10 shkurt. Kjo do të jetë një prej ceremonive të fundit të rëndësishme përpara natës së madhe të “Oscars”, që do të mbahet në ”Hollywood” më 24 shkurt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...