Filmat që janë aq seksi sa që janë ndaluar në disa shtete

Filma

Filmat që janë aq seksi sa që janë ndaluar në disa shtete

Më: 20 janar 2019 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Shumicën e kohës aq më e madhe që është polemika aq më e madhe do të jetë edhe intriga.

Dhe sa i përket censurimit kinematografik, aq më shumë i ndaluar që të jetë një film aq më shumë ai film do ta inkurajoj entuziazmin e audiencës.

Secili nga 8 filmat e më poshtëm janë censuruar ose gati sa janë censuruar për shkak se kanë qenë shumë seksi.

1) Irreversible – 2002

Gati i ndaluar në: Australi dhe Zelandë të re

Ky film i Gaspar Noe kishte marrë shumë kritika qysh në fillim kur kishte arritur në tregun e Australisë dhe Zelandës së re, ku kritiku i filmave Chris Banks e kishte cilësuar si ‘filmi më homofobik që është bërë ndonjëherë’.

Sidoqoftë, këto kritika i ka shkaktuar më së shumti përmbajtja e dhunshme dhe skena e famshme e përdhunimit me Monica Bellucci.

Noe gjithashtu e kishte përfshirë edhe një pjesë të tij duke masturbuar, sepse çdo tortë ka nevojë për një qershi përmbi.

2) Ken Park – 2002

I ndaluar në: SHBA, Mbretëri të Bashkuara, Australi

Ky film i adresohet imoralitetit të adoleshentëve, ku tregohen histori të ndryshme të adoleshentëve dhe përvojat e tyre të abuzimit, varësisë së drogës, seksit të parakohshëm dhe dhunës.

Filmi është i ndaluar në SHBA, UK dhe Australi, por për arsye të ndryshme.

Në Amerikë nuk është shfaqur në teatër për shkak të drejtave të muzikës.

Në UK nuk është shfaqur për shkak se regjisori e kishte sulmuar fizikisht distributorin.

Por në Australi, Ken Park është ndaluar për shkak se “merret me çështjet seksuale në atë mënyrë që i ofendon standardet e moralitetit, mirësisë etj”.

3) Brokeback Mountain – 2005

I ndaluar në: Lindje të Mesme

Ky film që ka të bëjë me një histori dashurie është ndaluar nga konservativët ekstrem amerikan për shkak se e nxit ‘agjendën e homoseksualëve’.

Disa grupe krishtere kishin shkuar edhe aq larg saqë ishin ankuar se si sjellja homoseksuale e kësaj kryevepre ishte duke i shkatërruar vlerat e tyre tradicionale.

Shtetet e Lindjes si Mesme, si Emiratet e Bashkuara Arabe, e kishin ndaluar shfaqjen e këtij filmi menjëherë.

4) The Last Temptation of Christ – 1998

Sidoqoftë, kur ky film ishte shfaqur në Itali, të gjitha skenat homo-erotike ishin fshirë nga filmi, e që kjo kishte rezultuar që vizitorët e kinemasë të ankohen që ky ishte një komplot i pakuptimtë.

I ndaluar në: Meksikë, Argjentinë, Kili, Filipine dhe Singapor

Është thuajse e qartë se një film i cili e përshkruan Jezusin si një djalë i cili ka dëshira seksuale të pangopura, i cili devijon nga të gjitha gjërat e shenjta, do të nxiste kritika, por askush nuk e ka pritur reagimin të cilin The Last Temptation of Christ e ka marrë.

Me mijëra njerëz kishin protestuar për shfaqjen e filmit në SHBA, duke rezultuar që ky film të ndalohet në një pjesë të shtetit.

Një nga liderët e protestës kishte ofruar që ti blejë gjërat negative të filmit nga Universal vetëm sa për ti shkatërruar ato.

Ndërsa në Francë, një grup i fundamentalistëve kishin hyrë në teatër dhe kishin gjuajtur koktej molotovi duke i lënduar shumë njerëz dhe duke e dëmtuar ndërtesën.

5) Eyes Wide Shut – 1999

Gati i ndaluar në: SHBA

Kjo histori e ka një fund të lumtur.

Stanley Kubrick kishte vdekur vetëm një javë pasi që editimi i filmit të tij seksual-fantazi, Eyes Wide Shut, kishte përfunduar.

Prandaj, vëllezërit Warner është dashur ti fshijnë të gjitha skenat të cilat e ndalonin shfaqjen e filmit në kinema.Kështu që ai nuk kishte qenë i pranishëm për të luftuar censurimin që mund të ndodhte për skenat e ndryshme Illuminat-eske, skenës orgji etj.

Sidoqoftë, versioni origjinal ishte shitur si DVD.

6) Fifty Shades of Grey – 2015

I ndaluar në: Malajzi, Nigeri, Keni, Kenya, Emiratet e Bashkuara Arabe, Papua New Guinea, Kamboxhi

Audienca mezi kishte pritur shfaqjen e filmit i cili është adaptim i librit Fifty Shades of Grey, e i cili ka mbledhur 570 milionë dollarë anë e mbanë botës.

Për shkak të skenave të ndryshme seksuale të dhunshme e misogjiniste filmi është ndaluar në shtetet e lartcekura.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat