Oscar 2019: “Roma” dhe “E preferuara” në krye të nominimeve

Filma

Oscar 2019: “Roma” dhe “E preferuara” në krye të nominimeve

Më: 23 janar 2019 Në ora: 14:02
Ilustrim

Filmat e Alfonso Cuaron dhe Yorgos Lanthimos janë nominuar në 10 kandidatura. Në vazhdën e filmit më të mirë, Netflix nominohet për herë të çarë dhe “Pantera e zezë” është filmi i parë për një superhero që hyn në garë. Mes aktoreve, në qendër të vëmendjes Lady Gaga.

“Roma” dhe “E preferuara” janë në krye të garës së çmimeve “Oscar 2019”. Filmat e Alfonso Cuaron rreth qytetit të Meksikos në vitet ’70 (që më herët ka fituar çmimin ‘Leone d’oro” në Vencia) dhe i Yorgos Lanthimos rreth oborrit të mbretëreshës Ana të Anglisë janë përzgjedhur në 10 kategori, bën me dije gjatë ditës së djeshme aktorët Kumail Nanjiani dhe Tracee Ellis Ross. Pasojnë filmi “Vice” i Adam McKay dhe “A star is born” i Bradley Cooper, me 8 nominime secili.

Ndërsa “Black Panther” është nominuar në 7 kategori, filmi i parë me superheronj që kandidon si filmi më i mirë në historinë e Academy Award. Të pestë filmat e mësipërm garojnë edhe në kategorinë më të lakmuar si filmi më i mirë, ku do t’u duhet të përballen me “Green Book” të  Peter Farrelly, “BlacKkKlansman” të Spike Lee dhe “Bohemian Raphsody”, filmin biografik të Freddy Mercury nën regjinë e Bryan Singer. Në garën për statujën e aktorit më të mirë protagonist, sfidohen mes tyre Bradley Cooper (A star is born), i preferuari Christian Bale (Vice), Viggo Mortensen (Green Book), Willem Defoe (At Eternity’s Gate) dhe Rami Malek (Bohemian Raphsody).

Ndërsa aktoret në garë për “Oscar” në katergorinë e protagonistes më të mirë janë Glenn Close (që sapo ka shpënë në shtëpi çmimin “Golden Globe” për “The Wife”), Olivia Colman (“The favourite”), Yalitza Aparicio (“Roma”), Lady Gaga (“A star is born”) dhe Melissa Mçarthy (“Çifti origjinal”). Ndryshe nga sa është menduar nuk janë përfshirë në këtë kategori Emily Blunt, e cila u dallua për interpretimin e saj në “Kthimi i Mary Poppins” si dhe në filmin “A quiet place”.

Emma Stone dhe Rachel Weisz janë nominuar si aktoret më të mira joprotagoniste për interpretimin e tyre tek “E preferuara”. Po ashtu Sam Rockwell befason duke u bërë pjesë e listës së kandidatëve, si aktori më i mirë jo protagonist për interpretimin e George Bush në Vice. Nëse kështu do të ndodhte do të bënte ‘bis’ fitoren e vitit të shkuar me “Tre manifestime në Ebbing”, Missouri. E megjithatë i preferuari në këtë kategori mbetet Mahershala Ali për “Green Book”.

Filmi polak “Cold War është tashmë gjithnjë edhe më afër “Oscar” për filmin e huaj më të mirë. Edicioni i 91-të i Academy Awards do të mbahet në 24 shkurt në Dolby Theatre të Los Angeles. Ende nuk është bërë me dije se kush do të jetë ‘timonieri’ i kësaj ceremonie pas skandalit Kevin Hart, por duket se Academy këtë vit është e prirur për një mbrëmje pa një prezantues zyrtar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat