Terry Crews do të “dëshironte” të luaj Jaxin në filmin “Mortal Kombat”

Filma

Terry Crews do të “dëshironte” të luaj Jaxin në filmin “Mortal Kombat”

Më: 28 janar 2019 Në ora: 07:16
Terry Crews

Aktori i njohur Terry Crews ka pranuar se do të “dëshironte” që të luajë rolin e Jaxit në filmin “Mortal Kombat”, pasi një fotografi e tij si Jax është shfaqur në rrjetet sociale.

Fansat janë befasuar kur Ed Boon, bashkë-krijuesi i video-lojës “Mortal Kombat”, së fundmi publikoi një fotografi në të cilën shihet Crews si Jax, me duart e tij robotike nga të cilat del avulli.

Boon, po ashtu, këtë fotografi e ka postuar në Twitter me mbishkrimin: “Um... Nëse Jax është në ‘Mortal Kombat 11’”. Crews i është përgjigjur shumë shpejt, duke shkruar: “Do të dëshiroja që ta bëjë këtë”.

Gjithashtu, së fundmi video-loja “Mortal Kombat 11” ka lansuar një seri të trailerëve dhe pritet të jetë në dispozicion nga muaji prill i këtij viti në pothuajse të gjitha platformat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat