Oscars pa nikoqir sivjet

Filma

Oscars pa nikoqir sivjet

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 22:53
Oscars

Ceremonia e çmimeve Oscars nuk do të ketë nikoqir zyrtar këtë vit.

Këtë e bëri të ditur presidenti i ABC Entertainment, i cili transmeton ceremoninë e ndarjeve të çmimeve.

Ai u tha gazetarëve televiziv se ceremonia e 24 shkurtit do të nxjerrë në pah të famshëm që prezantojnë çmimet dhe se ka pasur plane për “një hapje mjaft emocionuese” në transmetuesin televiziv.

Komediani Kevin Hart në dhjetor dha dorëheqje nga moderimi i ceremonisë së Oscars pasi u rishfaqën postimet homofobike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat