Ndërron jetë aktori që e luajti rolin e Hitlerit

Filma

Ndërron jetë aktori që e luajti rolin e Hitlerit

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 15:03
Foto

Aktori zviceran ishte shumë i njohur në kinemanë dhe teatrin zviceran. Ai ka luajtur role edhe në filmat “The Reader” dhe “The Manchurian Candidate”. Megjithatë, roli i tij më i famshëm ishte ai i Adold Hitlerit në filmin “Downfall”. Një skenë e këtij filmi, ku Hitleri paraqitej i zemëruar, është përdorur shumë në rrjetet sociale për të portretizuar situata tjera.

Në filmin “Downfalls”, i cili në quhen gjermane titullohet “Der Untergang”, paraqitet jeta e Hitlerit në ditët e tij të fundit në një bunker të Berlinit. Nga shfaqja e këtij filmi në kinematë botërore ishin mbledhur 92 milionë dollarë.

Në vitin 2005, Ganz kishte treguar se ka bërë përgatitje për katër muaj me radhë që të paraqitet sa më mirë në rolin e Hitlerit. Ai kishte thënë se i ka studiuar incizimet e diktatorit, por nuk ka arritur ta kuptojë karakterin e tij. “Ai nuk kishte mëshirë dhe nuk e kuptonte vuajtjen e viktimave të luftës”, kishte thënë aktori tashmë i ndjerë, shkruan “BBC”.

Është raportuar se aktori i famshëm ka vuajtur nga kanceri i zorrëve, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat