Alfonso Cuaron fiton Oscar si regjisori më i mirë

Filma

Alfonso Cuaron fiton Oscar si regjisori më i mirë

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 07:16
Alfonso Cuaron, regjisori më i mirë (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Filmbërësi meksikan, Alfonso Cuaron, është shpallur regjisori më i mirë në ne ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar – ‘Academy Awards 2019’.

Regjisori, i cili është i njohur edhe si skenarist, producent, kinematografist dhe editor, e ka fituar këtë çmim përmes realizimit të filmit “Roma”.

Cuaron ka qenë i nominuar dhjetë herë për Oscar në të kaluarën, duke përfshirë edhe nominimet për skenarin më të mirë origjinal (“Y Tu Mama Tambien”) dhe skenarin më të mirë të përshtatur dhe editimin më të mirë (“Children of Men”).

Ndërsa çmimin për regjisorin më të mirë e ka fituar edhe me “Gravity”, si edhe një sërë çmimesh tjera të mëdha.

“Roma” është një dramë amerikane dhe meksikane me skenar po të Cuaron, i cili ka qenë edhe producent, është kujdesur për xhirimet dhe e ka bërë editimin.

Ngjarja është e vendosur në vitet e shtatëdhjeta në lagjen Colonia Roma në Mexico City. Yalitza Aparicio dhe Marina de Tavira i luajnë rolet kryesore.

Image

Lista e konkurrentëve në kategorinë për regjisorin më të mirë:

Spike Lee, BlackkKlansman

Pavel Pawlikowski, Cold War

Yorgos Lanthimos, The Favourite

Alfonso Cuaron, Roma

Adam McKay, Vice.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat